75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i kthen përgjigje negative Albin Kurti

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit i kanë kthyer përgjigje kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rreth letrës së dërguar në adresë të Sava Janjiqit për të vizituar Manastirin e Deçanit.

Nga kjo Dioqezë kanë lënë të kuptohet se përgjigja e tyre për kryeministrin rreth vizitës në Manastirin e Deçanit është negative, meqë thonë se një kërkesë dhe letër e tillë s’ka kuptim derisa nuk respektohen vendimet e mëparshme rreth pronave të Manastrit.

“Në lidhje me letrën, të cilën z. Albin Kurti e ka dërguar dje manastirit të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit vazhdon ta mbajë qëndrimin e saj të qartë se, nëse institucionet shqiptare të Kosovës duan të dëshmojnë minimumin e vullnetit të mirë për të respektuar të drejtat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, që i njeh pronësinë Manastirit. Ky vendim është injoruar vazhdimisht për 5 vjet,  pavarësisht kërkesave për zbatim nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.