20:07 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Dior Zabërgja pasi la Vushtrrinë, befason me skuadrën e re

Klubi nga Lipjani, KF Arbëria ka arritur ta siguroj transferimin e Dior Zabërgjës.

Ky ka qenë një transferim mjaftë befasues i Zabërgjës pasi që nga Superliga ka kaluar në ligën e parë, mirëpo ky transferim për skuadrën e Arbërisë do të jetë mjaftë pozitiv, pasi që Diori është një futbollist mjaftë kualitativ.

Zabërgja ka luajtur edhe për Gjilanin, Vëllaznimin dhe Vushtrrinë kurse ishte kampion i Kosovës me skuadrën Llamkos Kosova gjatë sezonit 2013/14.

Klubi i Arbërisë e ka mirëpritur këtë transferim ku edhe kanë treguar se do të vazhdojnë me befasi të tjera./Indeksonline/.

Fotografia e KF Arbëria