75 Mall Live Search
17:06 / E Premte, 26 Mars 2021 / kutia

Diplomatët në përkrahje të Kosovës, në Katar!

Kombëtarja e Kosovës U21 është duke e zhvilluar ndeshjen miqësore me klubin e Katarit U21.

Kjo ndeshje është parapërgatitje për ndeshjet kualifikuese të Euro21, shkruan IndeksOnline

Rezultati aktual i këtij takim është 1:0 në të mirë të Katarit.

Në Katar për të përcjellë nga afër Kombëtaren e shpresave të Kosovës është edhe Ambasadori i Kosovës në Doha, Amir Ahmeti dhe Diplomati, Rexhep Ismajli po ashtu edhe një numër i i kufizuar i bashkatdhetarëve tanë.

Kujtojmë se IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ndeshje.