Diplomatët norvegjezë takohen me Kurtin
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë.
Në një komunikatë nga VV-ja thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, nga Norvegjia, shprehu interesimin për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi dhe në rrafshin social”, thuhet në njoftim.
Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti ka thënë se duhet të nxjerrin mësimet nga e kaluara, në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta dhe kështu të jetë solid.