Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të vizitojë Kosovën dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X.
Hollësi të tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura.
Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.