Diplomati del publikisht në tubim të Vetëvendosjes, shkel ligjin për diplomaci
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aktivitet politik në Dysedorf të Gjermanisë, ku kanë marrë pjesë kryetari i degës Vesel Berisha, aktivistë dhe anëtarë të pikave të kësaj lëvizjeje.
Në një fotografi të siguruar nga IndeksOnline shihet se i pranishëm në këtë aktivitet politik ka qenë edhe shefit të Konsullatës së Kosovës në Dyseldorf, Behar Isma, raporton IndeksOnline.
Me këtë veprim, Isma ka bërë shkelje të ligjit për diplomaci pasi atij nuk i lejohet të jetë i përfshirë në veprimtari të tilla për shkak të pozitës së tij diplomatike dhe detyrimeve që burojnë nga ky funksion.

Në takim shihet se ka marrë pjesë edhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla. Kjo e fundit mban edhe poston e kryetares së partisë Guxo. /IndeksOnline/

