09:18 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Diplomati i SHBA-së në Beograd: Këto janë pritjet për finalizimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të hyjë në një fazë më intensive.

Ai deklaroi se ka shpresa se kompromisi do të arrihet “ndoshta këtë vit”. Scott theksoi se është e qartë se Kosova dhe Serbia nuk do të marrin gjithçka që duan, por është e rëndësishme që të dyja palët do të bëjnë kompromis përfundimtar, transmeton Indeksonline

“Kjo është arsyeja pse ky dialog është aq i rëndësishëm për BE-në. Mendoj se duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shpresoj se do të ketë një kompromis, ndoshta edhe këtë vit”, deklaroi ai

Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit, javën e kaluar është zhvilluar takimi i parë në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefes së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.