75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Diplomati i SHBA-së në takim me deputetët e 6+, të pranishëm edhe dy deputetët turk

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka takuar deputetët e Grupit 6+. Këtë e ka bërë të ditur deputeti Danush Ademi.

Ai ka thënë se me ambasadorin kanë folur rreth çështjeve të komuniteteve në përgjithësi.

“Deputeti/Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi së bashku me Deputet e Grupit 6+ u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Greg Delawie, ku diskutuan për qështjet e Komuniteteve në përgjithësi”, thuhet në faqen e partisë Pdak.

Në këtë takim ishin edhe deputetja turke Myfera Srbica-Sinik dhe Fikrim Damka./Indeksonline/