75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / S Z

Diplomati kryesor i BE-së bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim “të gjatë” midis Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi fillestar katërditor ishte një “hap i parë i rëndësishëm” drejt një “zgjidhjeje politike”, tha kryediplomati i BE-së në Forumin e 8-të Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë të Spanjës.

“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, shtoi Borrell, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Spanjolli dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se “mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi” ndërsa nënvizoi “numrin shumë joproporcional të vdekjeve” dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.