19:42 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Diplomatin britanik hidhet në lum për të shpëtuar grua që mbytej në Kinë

Një diplomat britanik ka bërë gjestin heroik. Sipas mediave të huaja Konsulli britanik i Chongqing Stephen Ellison është hedhur në lumë për të shpëtuar jetën e një gruaje në Kinë, e cila ra në ujë nga rrëshqitja e këmbës. Siç shihet në një video të publikuar nga mediat 61- vjeçari sapo ka parë gruan teksa mbytej ka hequr këpucët dhe pa hezituar është hedhur në ujë.

24-vjeçarja kur doli nga uji ishte pa ndjenja po për fat të mirë ajo ka arritur të shpëtojë.

Ajo kishte humbur ndjenjat, nuk po merrte frymë dhe për një kohë ne u trembëm për më të keqen. Por kur e sollëm në anë nisi të merrte frymë përsëri”, – tha Stephen.

Ellison nga Newcastle, ka qenë më parë atlet profesionist dhe tashmë drejton misionin britanik në Chongqing.