75 Mall Live Search
19:19 / E Martë, 12 Mars 2024 / k.v

Diplomatit Haxholli i kërkohet të pranojë R.Serbisë në një dokument lajthitës nga policia serbe, ky është reagimi i tij

Diplomati Fatmir Haxholli, i cili është sekretar i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, sot është gjobitur jashtëligjshëm nga autoritetet serbe kinse për tejkalim të shpejtësisë, ani pse ai ishte nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt siç e parasheh ligji.

Haxholli ka thënë se qëllimi i vërtetë i kësaj qasje të pa pranueshme ishte që përmes mashtrimit dhe lajthitjes, siç edhe kërkuan, të marrin nga ai nënshkrimin e tij nga pozita zyrtare, në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë.

Postimi i plotë i diplomatit kosovar me detyrë në Beograd:

Sot autoritetet policore (mbrojtja e afërt) dhe ato kufitare serbe, në koordinim, duke dashur të më provokojnë dhe vendosin në lajthitje, në vend se siç parashihet me marrëveshje, të ofrojnë trajtim preferencial në pikëkalimin kufitar, më ofruan për nënshkrim një dokument, gjoja gjobë për tejkalim shpejtësie, për 15 klm/h. 

Duke qenë të shoqëruar nga përcjellja e afërt, ne i përshtatetmi shpejtësisë dhe rregullave të saj, rrjedhimisht është paradoksale që të gjobitesh për një gjë për të cilën nuk je, dhe as nuk mund të mbahesh përgjegjës.

Sidoqoftë, qëllimi i vërtetë i kësaj qasje të pa pranueshme ishte që përmes mashtrimit dhe lajthitjes, siç edhe kërkuan, të marrin nga unë nënshkrimin tim nga pozita zyrtare, në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë.

Normalisht unë protestova ashpër ndaj kësaj qasje fyese dhe manovruese, duke ua sqaruar që ndonëse gjoba është shqiptuar në shkelje të ligjeve të tyre, unë do ta nënshkruaja çfardo dokumenti ku referenca është e saktë, pra nëse autoritetet serbe e vendosin saktë: Fatmir Haxholli, zyrtar, respektivisht diplomat i Republikës së Kosovës.

Ky amaterizëm manovrues nuk mund të kaloj te dikush me përvojë.