75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / B O

Diplomimi i kadetëve të Policisë, Osmani jep lëvdata, Kurti statistika

433 policë të rinjë janë betuar sot në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Ata diplomuan pas studimeve që kanë ndjekur në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri.

Policët veshën uniformën blu për herë të parë sot dhe u betuan se do të kryejnë punën me nderë dhe profesionalizëm.
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratë së 57-të ishin të pranishëm edhe presidentja dhe kryeministri i vendit.

“Dua të ju shpreh mirëseardhje në këtë rrugëtim të ri në shërbim të qytetarëve. Faleminderit për veprimin tuaj për t’i shërbyer shtetit. Policia buron nga qytetarët. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon përkushtim. Integriteti, profesionalizmi, respekti dhe paanshmëria ju duhet të veproni gjithnjë në përputhje me këto vlera. Si polici nga ju pritet që të jeni qytetarë model. Ju jeni ata që betoheni dhe garantoni që gjithë qytetarët do të ndjehen të sigurt”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se mbrojtja e kufijve duhet të jetë obligim i përhershëm, duke theksuar se të njëjtit kanë dhënë maksimumin edhe në veri.
“Për qeverinë tonë mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet. Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 aksione kundër kontrabandës e korrupsionit. I shkatërruam 69 grupe kriminale. U konfiskuan 1.8 ton substanca narkotike. Dje, atje Policia e Kosovës janë shkatërruar tre laboratorë droge. Policia e Kosovës qëndron e palëkundur, ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejmë. Kolegët tuaj, zyrtarët policor kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me kontrabandën dhe krimin”, ka thënë Kurti./Indeksonline/