75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Diplomojnë 8 studentë kosovarë në Universitetin e Ohios të SHBA-ve

Në Fakultetin Juridik të Ohio Northern University në Ohio, SHBA diplomuan 8 studentë Kosovar në nivelin master (LLM) në drejtimin “Rule of Law and Democratic Governance” të cilët janë përfitues të bursës për studime në kuadër të programit Kosovo Law Faculty Instructional Development që financohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Ky është një program 1 vjeqar i dizejnuar eksklusivisht për studentë të vendeve në faza tranzitore dhe të cilat janë në zhvillim, dhe Kosova është një nga vendet përfituese të këtij program.

Ky program ka për qëllim avansimin profesional të studentëve Kosovarë, të cilëve i mundësohet të njdekin dhe njëkohësisht ligjërojnë në këtë Universitet.
Studentët kosovar përveq që kan studiuar në lëndët juridike në kuadër të programit LLM “Rule of Law and Democratic Governance” ata kanë ndjekur në të njëjtën kohë programin “Legal Pedagogy and Instructions” që përqëllim ka zhvillimin e aftësive profesionale për mësimëdhënie në Fakultetin Juridik të vendit përkatës, dhe janë trajnuar për metodat më të suksesshme dhe bashkëkohore, njëherit duke praktikuar këto metoda ligjërimi në ambientet e Universitetit të Ohio-s.

Ky program për mundësi studimi në SHBA është tash e disa vite në Kosovë dhe në Gusht të po këtij vitit pritet që gjenerata e re të filloj rrugëtimin e saj akademik.

Në mesin e të diplomuarve është edhe Triumf Sadikaj, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prishtinë./Indeksonline/