Diplomojnë dy kadetë kosovarë në Gjermani

Dy kadetë kosovarë kanë diplomuar sot në Gjermani.
Nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla përfunduan me sukses Aakdeminë Ushtarake në Gjermani.
Diplomimi i tyre u bë në amibentet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, bashkë me nënkolonelin Besim Gashi organizuan ceremoninë e diplomimit të dy kuadrove të rinj akademik, të cilët do t’i shtohen korpusit të oficerëve profesionist të Republikës së Kosovës. Mirënjohje të jashtëzakonshme Republikës Federale të Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme”, është shkruar në postimin e Ambasadës në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:
Sot, në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin u mbajtë ceremonia e diplomimit të dy kadetëve, nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla, të cilët përfunduan me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr-it.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, bashkë me nënkolonelin Besim Gashi organizuan ceremoninë e diplomimit të dy kuadrove të rinj akademik, të cilët do t’i shtohen korpusit të oficerëve profesionist të Republikës së Kosovës. Mirënjohje të jashtëzakonshme Republikës Federale të Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme . Suksese Albert dhe Valdrin!