Diplomon edhe një gjeneratë e kadetëve në FSK, Kurti ndjek nga afër ceremoninë

Sot në kazermën ” Adem Jashari”, është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili e ka ndjekur për së afërmi, diplomimin e kadetëve.
“Diplomimi i sotëm na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenarë për të kaluarën. Duke kaluar në etapa të tranzicionit nuk kemi ndaluar asnjëherë. Kemi lidhur marrëveshje me Mbretërinë e bashkuar, Shqipërinë dhe shumë shtete të tjera. Ndërsa jemi duke pritur finalizimin e marrëveshjeve mes Gjermanisë, Turqisë e shumë shtete të tjera”, ka thënë Kurti, transmeton IndeksOnline.
Kurti tha se kadetët nga sot janë të gatshëm të mbajnë në supe përgjegjësinë e sovranitetit.
Kryeministri ndër tjerash tha se kanë larguar numrin e kufizuar për aplikim në Focën e Sigurisë së Kosovës dhe më këtë Kosova ka 2200 ushtarë më shumë brenda dy viteve.
“Për një Kosovë më të sigurtë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka përfunduar Kryeministri Kurti.
Ndërsa, tha se gjithmonë do të kënë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/