Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Në Prishtinë ka nisur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 45-të të zyrtareve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kjo shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./Indeksonline/