75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Diplomon Luani, biri i Shkëlzen Haradinajt

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020.

Një nga 15 kadetët e diplomuar është edhe Luan Haradinaj, biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Axha i Luanit, Dauti e ka uruar atë për këtë sukses në karrierën e tij të hershme.

“Urime diplomimi Luan bashkë me shokët! Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij”, shkruan Daut Haradinaj në Facebook.