08:34 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Diplomon në Amerikë djali i politikanit kosovar, urimi i babait është special

Gjelbrim Muharremaj, djali i nënkryetarit të AAK-së dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt ka diplomuar dje në Amerikë.

Ceremoninë e diplomimit në Shkenca të Ingjinierisë Civile e kanë ndjekur nga afër edhe prindërit e tij.

Muharremaj ka thënë arritja e djalit të tij në Amerika i ka bërë ata krenar si familje, por edhe si komb.

“Diplomimi i Gjelbrimit sot në Georgia (Atlanta – SHBA), në Shkenca të Ingjinjerisë Civile, ka qenë knaqësi e papërshkrueshme për familjen tonë.
Arritja e tij e lartë në një vend të respektuar për shqiptarët siç është Amerika, na bënë krenar si familje por edhe si komb.
Suksese dhe punë të mbarë të uron Babi” shkruan Muharremaj në urim./Indeksonline/