Direkt nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy fëmijë pasi ranë në një liqe artificial

Dy fëmijë humbën jetën si pasojë e rënies në një liqen artificial në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme, teksa njëri trup u gjend më herët e tjetri pak minuta më parë.
Gazetari i Indeksonline i ndodhur në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se aty janë ende Policia dhe ekipi e Forenzikës.

Mosha e tyre thuhet të jetë 9-11 vjeçar, por që fëmijët nuk janë të së njëjtës familje teksa u theksua se fëmija i tretë që ishte me të ndjerit ka arritur të shpëtoi.
Ky liqe artificial po përdorej për peshkim, teksa mbetet të shihet se si këta fëmijë përfunduan në këtë vend./Indeksonline/


