75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 11 Tetor 2024 / L K

Disa biznese çojnë në një bankë të Prishtinës 555 euro, monedha të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë të Prishtinës, nga disa biznese janë pranuar 555 euro, monedha të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

 “Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke private, ka raportuar se nga disa biznese kanë pranuar monedha të falsifikuara në vlerë prej 555 €. Me vendim të prokurorit, paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.