Disa çifte tregojnë arsyet se pse u divorcuan pas 20+ vitesh martesë
Fatkeqësisht ka disa martesa që përfundojnë me divorc. Dhe nuk janë vetëm çiftet e reja që shkurorëzohen por edhe ato të cilat kanë jetuar së bashku për disa vite.
Arsyet kryesore ishin: Kafshët shtëpiake, ndërhyrja në martesë e të afërmve etj.
Këto janë disa nga arsyet e treguara:
Prindërit e burrit tim nuk ishin të lumtur për një kohë të gjatë. Këta dy nuk mund të shkonin për asgjë dhe ata e urrenin njëri-tjetrin, andaj ndikuan edhe në martesën tonë.
23 vjet së bashku. E kasha gënjyer disa herë ndër vite, dhe ajo gjithmonë më falte. Herën e fundit që i gënjeva ishte për shkak të një shume të madhe borxhesh për shkak të varësisë time të lojërave të fatit.
Prindërit e mi u ndanë pas afro 30 vjetësh. Babai im ishte një person i keq gjatë gjithë jetës sime, kështu që kur ata u divorcuan përfundimisht kur isha 18 vjeç, nuk erdhi si befasi.
Burri im filloi me vrull duke shkuar në klube. Ai vodhi rreth 200 dollarë në javë nga llogari të ndryshme dhe një biznes që unë zotëroja për të financuar këto aktivitete.
/Indeksonline/.