Disa deputetë serbë përplasen me Sheshelin para Kuvendit të Serbisë
Para Parlamentit serb në prag të fillimit të seancës për Kosovën, pati një incident midis deputetëve të Dveri dhe Partisë Radikale Serbe.
Anëtarët e Dverit nuk deshën të largoheshin për t’i lëshuar rrugën veturës në të cilën ishte krimineli serb Vojisllav Sheshel.
Në fillim kishte një përplasje verbale kur Sheshel ofendoi deputetët e Dverit dhe më pas erdhi edhe deri te përplasja fizike.
Në fund, deputetët e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.