Disa emra të përmendur si kandidatë për drejtor të RTK-së, mohojnë se kanë aplikuar për këtë pozitë!

Disa nga emrat e publikuar dje në media rreth kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, po dalin të jenë huqje. Kjo është konfirmuar edhe nga vet të apostrofuarit.
Azem Bujupi, përmes në njoftimi, ka bërë të ditur se është lajm i rremë informacioni se do të jetë pjesë e këtij konkursi.
“Pas mbylljes së konkursit publik, për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm në RTK, secilit kandidat i uroj suksese! Është fake news qe unë jam pjesë e këtij konkursi. Ju njoftoj se unë nuk kam aplikuar për këtë pozitë”, ka shkruar ai.

Edhe Naser Thaçi ka hedhur poshtë këto raportime. Ai ka deklaruar se nuk ishte pjesë e kësaj gare.
“Pas mbylljes se konkursit ditën e hënë, për pozitën e DP të RTK-së, sot disa portale e kanë publiku një listë me emra të 16 kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, në mesin e emrave të përmendur po figuron edhe emri im.
Me lejoni të ju njoftoj publikisht, se unë Naser THAÇI nuk kam aplikuar për pozitën DP të RTK-së. Është interesante me këto mediat e vendit tonë, në dy mandatet e kaluara është e vertetë që kam aplikuar për pozitat e larta menaxheriale në RTK, dhe askush se ka përmend emrin tim si kandidat, tani qe s’kam apliku është laku emri im, hajr ishalla”, ka deklaruar ai.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se edhe emri i gazetares Arta Avdiu po del të jetë krejtësisht i pavarëtetë.
Kujtojmë se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës pritet të mblidhet nesër ku edhe pritet të diskutohen emrat e 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. /Indeksonline/