11:44 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Disa fakte interesante për Australinë

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që hedhja e mbeturinave në rrugë dhe konsumimi i cigare në vende publike, dënohet me ligj.

Por, në Australi ekzistojnë ligje të rrepta për disa gjëra tjera që në shumë vende tjera të botës thjesht janë të pakuptimta

Për të mos pasur probleme me autoritetet e rendit dhe të mos e shkelni ligjin në Australi, duhet t’i përmbaheni këtyre rregullave nëse dëshironi t’i shmangeni prangave apo gjobave të majme.

Kafshët e paregjistruara

Nëse keni qen që i ka të paktën gjashtë muaj apo mace katërmuajshe dhe nuk e keni regjistruar, mund të dënoheni deri në 5,500 dollarë në New South Wales.

Nuk e mbyllni veturën

Disa shtete në Australi dënojnë pronarët e veturave që nuk ua mbyllin të gjitha dyert apo lënë të hapura dritaret. Në Victoria, shoferët për këtë veprim mund të dënohen deri në 360 dollarë nëse nuk e respektojnë ligjin.

Përdorimi i gjuhës ofenduese

Një person mund të dënohet me të holla nëse shanë në vende publike siç janë parqet, plazhet apo qendrat tregtare.

Akti i vitit 1988 qartas tregon: “një person nuk duhet të përdor gjuhë ofenduese në vende publike, e në veçanti në afërsi të shkollave”.

E të gjithë ata që nuk i respektojnë këto rregullave mund të dënohen deri në 600 dollarë.

Luani muzikë me të zë lartë 

Toni i lartë i muzikës që vjen nga vetura, mund t’ju kushtojë me 200 dollarë dënim në Queensland dhe në New South Wales. Me këtë veprim autoritet kanë për qëllim të zvogëlojnë zhurmën nëpër rrugë.

Policia zakonisht paralajmëron shoferët që për herë të parë kapen duke bërë një gjë të tillë, por pasojat janë më të rënda për ata që e përsëritin  veprimin.

Ngrënia e frutave

Disa personave u pëlqen t’i “provojnë” frutat para se t’i blenë nëpër supermarkete – megjithatë një veprim i tillë është i dënueshëm në Australi. Të gjithë ata që e bëjnë një gjë të tillë, dënohen me dymijë dollarë.