75 Mall Live Search
08:10 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Disa fakte mahnitëse në futboll

Mark Hughes ka luajtur një herë për Uellsin dhe Bayern Munichun në të njëjtën ditë

Hughes sapo kishte nënshkruar për Bayernin dhe por duhet të luante edhe për Uellsin kundër Çekosllovakisë në Pragë në një kualifikim të Euro 88. “Kam pasur darkë me Uli Hoeness, i cili më pyeti se në cilën kohë ishte ndeshja e Uellsit,” tha ai. “Unë i thashë se ishte rreth mesditës dhe ai tha:” Kjo është në rregull atëherë mund të luani edhe në mbrëmje. Hoeness shikonte ndeshjen dhe pastaj e dërgoi atë në ndeshjen e Bayernit në anën tjetër të kufirit çek ku Borussia Monchengladbach ishin kundërshtarët.  Ai arriti atje në fillim të pjesës së dytë ku pastaj edhe Bayern fitoi ndeshjen.

Alvin Martin  shënoi një hat-trick kundër tre portierëve të ndryshëm

Mbrojtësi arriti të luante për West Ham kundër Newcastle në vitin 1986. Goli i parë erdhi kundër Martin Thomas, i cili ishte një portier i parë i skuadrës, por që u detyrua të largohej nga lëndimi. Martin shënoi kundër Chris Hedëorth, i cili gjithashtu y lëndua, Peter Beardsley ishte portieri tjetër kundër të cilit shnoi.

Që nga viti 1982 të paktën një lojtar i Bayernit ka qenë në formacionin fillestar në çdo finale të Kupës së Botës

Gjermania u shfaq në finale të 1982, ’86, ’90, ’02 dhe 2014, ndërsa lojtarë të tillë si Jorginho (Brazil në 1994), Bixente Lizarazu (Francë në ’98), Ëilly Sagnol (France ’06) dhe Arjen Robben Holandë ’10) kanë luajtur në kampionatin botëror.

Para se Alex Ferguson të merrte në Manchester United, Aston Villa ishte më e suksesshme  se Djajtë e Kuq

Fergyson u bë trajner i United në vitin 1986, në atë moment Villa kishte fituar shtatë tituj të ligës dhe FA Cup, tre Kupat e Ligës dhe Kupën Evropiane. United, ndërkohë kishte fituar shtatë tituj, por gjashtë FA Cups, një Kupë Evropiane.

László  Kubala është lojtari i vetëm që luajti për tri kombëtare

I lindur për prindërit me origjinë çeke në Budapest, Kubala, një ikonë e Barcelonës, luajti për Çekosllovakinë, Hungarinë dhe Spanjën. Ish sulmuesi i Real Madrid Alfredo Di Stefano ka luajtur për Argjentinën, Spanjën dhe Kolumbinë.

Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur për gjashtë klubet që e kanë fituar Ligën e Kampionëve, por ai kurrë nuk ka fituar trofeun

Sulmuesi ka qenë në Ajax, Barcelona, Inter, Juventus, Milan dhe tani Man United, skuadra të cilat e kanë fituar Ligën e Kampionëve mirëpo Ibrahimoviç nuk ka arritur ta fitojë atë.