08:00 / E Martë, 20 Qershor 2023 / GF

Disa fiksime seksuale shumë të çuditshme që me siguri nuk i dini

Për foot fetish (tërheqje seksuale ndaj këmbëve të dikujt) besojmë se keni dëgjuar dhe pas këtij artikulli do ju duket shumë e zakonshme. Bëhuni gati të lexoni këto fiksime të tjera seksuale tepër të çuditshme dhe ~të shpifura~ për të krijuar eksitim, por ja ku jemi, mesa duket ndodh më tepër seç mendojmë:

Necrophilia – Eksitimi nga trupa të vdekur. Po, siç e lexuat…

Coprophilia – Eksitimi nga jashtëshqitja. Ju thamë që në fillim që do habiteshit.

Frotteurism – Eksitimi nga prekja e organit gjenital të dikujt tjetër në ambjente publike që mund të ndodhë edhe kështu përciptazi me justifikimin që thjesht po kalonte aty dhe e bëri padashje.

Lithophilia – Eksitimi nga gurët dhe zhavorri.

Actirasty – Eksitimi nga rrezet e diellit, ka shumë vitaminë D. Prandaj.

Xylophilia – Eksitimi nga druri. Wow!

Gerontophilia – Eksitimi nga personat në moshë.

Agalmatophilia – Eksitimi nga statujat, manekinët, kukullat.

Formicophilia – Eksitimi nga insektet. Këtu s’ka koment askush nga ju besojmë.

Stygiophilia – Eksitimi nga mendimet e ferrit dhe mallkimet.