Disa fshatra të Drenasit prej 15 orësh pa energji elektrike

Fshatrat Llapushnik, Arllat, Negroc, Vuçak, Gjergjicë të Komunës së Drenasit, prej 15 orësh kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas KEDS-it kjo situatë ka ardhur pasi ka një prishje në rrjet, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse banorët po paralajmërojnë protestë për situatën e rënduar, e që sipas tyre po ndodh shpesh, nga KEDS-i thonë se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të ndrequr prishjen.
“Ka një prishje, por teknika ndodhet në terren dhe besojmë që shpejt do të lëshohet energjia elektrike”, ka thënë shkurt për IndeksOnline, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.
Banorët e daljes së rrjetit të Llapushnikut janë ankuar disa herë për mungesë të energjisë elektrike./IndeksOnline/