08:58 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / L K

Disa gjëra që duhet të bëni në mëngjes për të patur një ditë fantastike

Në ditët e sotme ditët stresuese dhe pa motivim janë të pashmangshme, por ama e keni ju në dorë që të keni sa më pa të tilla. Dhe e gjithë kjo nis që në mëngjes.

Mund të duket e papërfillshme por nëse vendosni të ndiqni rregullat e mëposhtme për disa ditë me radhë me siguri do ti hiqni vetes shumë stress.

1.Zgjohuni menjëherë pas alarmit: Me siguri tundoheni për të qëndruar edhe 5 minutamë shumë në shtrat, por kjo gjë është e gabuar pasi trupi nuk është akoma gati për një cikël gjumi të dytë.

2.Pini një gotë ujë pas zgjimit: Kjo traditë e lashtë aziatike është një ndër ato gjërat e vogla të përditshmërisë që kanë një ndikim shumë të madh në organizëm. Pirja e ujit esëll rizgjon organizmin, e aktivizon atë dhe hidraton trupin.

3.Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes: Duke qenë se gjatë gjumit realizohet procesi i eleminimit të shumë toksinave dhe lëngjeve të panevojshme nga organizmi, ai tashmë ëstë ??bosh??. Për këtë arsye duhet ta ushqeni me energji dhe lëndë ushqyese të reja.

4.Ekspozohuni në dritë natyrale: Hapni perdet e rënda dhe grilat dhe lejoni dritën natyrale të hyjë në dhomën tuaj. Ju ndihmon të jeni më të relaksuar.