00:55 / E Martë, 18 Qershor 2019

Disa gjëra të shpifura që ju ndodhin kur nuk pastroheni!

Shumë persona preferojnë të bëjnë dush thuajse çdo ditë, aq më tepër sezones se verës. Ju ndodh të rrini tre ditë pa larë? Ok, edhe ju ka ndodhur. Është pikërisht ai momenti kur ti nis të ngresh pyetje rreth higjienës tënde në mendje. E sheh veten në pasqyrë dhe fillon të pyesësh se sa ditë janë shumë ditë pa u larë.

Epo pas përgjigjes që do të merrni, ju siguroj që kudo qofshi do të kërkoni të bëni një dush.

E dini çfarë ndodh me trupin kur kalojnë tre ose më shumë ditë pa larë?

Bakteret dhe djersa bëhen bashkë!

Nëse vetë djersitja nuk ka një erë, kur bashkohet me bakteret që ndodhen në lëkurë, situata ndryshon.

Aknet do të shumohen!

Aknet shfaqen për arsye nga më të ndryshmet në trupin tonë, por një prej tyre është mungesa e dushit. Nëse ju shtriheni për të fjetur pa larë fytyrën apo trupin, do të thotë se keni mbajtur gjithë natën papastërti dhe yndyrna në trup. Të nesërmen thuajini puçrrave të reja mirë se erdhët!

Në lëkurë formohen njolla

Kjo sigurisht ndodh në raste ekstreme, nëse nuk jeni larë për javë apo muaj me radhë. Gjithsesi është një efekt anësor që s’duhet t’ju dalë nga mendja.

Flokët do t’ju yndyrosen edhe më shumë.

Nuk është e nevojshme t’i lani çdo ditë, por përpiquni ta respektoni rutinën tuaj  të higjenës.

Infeksione të ndryshme në lëkurë

Dushi nuk është thjesht relaksues dhe çlirues, është gjithashtu një aktivitet i rëndësishëm për shëndetin, shkruan anabel. Nëse nuk e bëjmë mjaftueshëm, toksinat e trupit do të shkaktojnë infeksione në forma të ndryshme ku ndër më të zakonshmit është myku i lëkurës.