75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Disa kosovarë mbesin të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

Një autobus i mbushur me qytetarë të Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit kanë mbetur në kufirin Slloveni-Kroaci.

Mësohet se këta persona kanë qenë në Itali dhe janë duke u kthyer në Kosovë përmes kufijve tokësor.

Zyra për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për t’u bërë një zgjidhje këtyre qytetarëve.

“Austobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, ngase kompania ka organizuar udhëtimin pa kërkuar leje nga institucionet e Kosovës dhe pa pasur asnjë njohuri për masat që janë në fuqi kundër pandemisë, në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte tranzit”.

“Në autobus ndodhen rreth 12 shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët janë shtetas të vendeve të rajonit”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje për t’u bërë një zgjidhje, mirëpo Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë, prej nga janë nisur udhëtarët, ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i fton të gjithë bashkatëdhetarëve që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe panjohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit”, thanë nga Zyra për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.