75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Disa kosovarë të ISIS-it dorëzohen nga zona e luftës, dërgohen në një kamp

Numri i kosovarëve që gjenden në Siri po shkon e ulët dita e ditës.

Indeksonline mëson se disa pjesëtarë të ISIS-it (organizatës terroriste) nga Kosova tashmë janë dorëzuar nga zona e luftës.

Të njëjtit janë dërguar në një kamp refugjatësh.

Ndryshe, muajin e kaluar nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Vlen të theksohet se aktualisht në Siri mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë. /Indeksonline/