Disa lagje të Prishtinës me mungesë të ujit të pijës, “Ujësjellësi” nuk ka përgjigje se kur do të rregullohet

Disa lagje të kryeqytetit po përballen me mungesën e ujit të pijës.
IndeksOnline ka kontaktuar kompaninë rajonale “Ujësjellësi”, mirëpo të njëjtit kanë bërë me dije se ekipa teknike janë duke vazhduar me punime, dhe nuk dihet saktë se kur do të përfundojnë.
“Mungesë të ujit të pijës ka në rrugët: “Luan Haradinaj”, “Bajram Kelmendi”, “Rifat Krasniqi”, “Shyt Marevci”, “Remzi Salihu”, “Rexhep Luci”, “Ujmir”, “Osman Bunjaku”, “Uran Ajeti”, “Hyzri Talla”. Arsyet e mungesës janë defektet në rrjet”, ka thënë Mjeku në një përgjigje për IndeksOnline.
Pa dhënë ndonjë datë se kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë, Mjeku ka thënë se ekipi e teknikës po punon për identifikimin dhe sanimin e defektit./ IndeksOnline/