75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Disa lojtarë të Jordanisë e injoruan trajnerin kundërshtar, nuk e përshëndesin edhe pse tregohej “fair-play”

Kombëtarja e Marokos mbrëmë fitoi Kupën e Arabisë, pasi mposhti 3:2 Jordaninë.

Pas përfundimit të ndeshjes, nga stafi i Marokos u bë “garda e nderit” për t’i falënderuar lojtarët kundërshtarë për paraqitjen e tyre, shkruan Indeksonline

Trajneri i përkohëshëm i Marokos, Tarik Sektioui dëshironte t’i përshëndeste lojtarët e Jordanisë, por shumica prej tyre refuzuan t’i preknin dorën.

Nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për këtë injorim, thjesht ata ishin të nervozuar me humbjen në finale./Indeksonline/