75 Mall Live Search
21:58 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Disa metoda për të lehtësuar dhimbjet nga djegia e diellit

Shumë persona i duan temperaturat e larta dhe rrezet e bukura të diellit. Gjatë stinës së verës të gjithë duam të marrim një ngjyrë sa më të bukur, por qëndrimi i gjatë para diellit mund të ndikojë keq.

Lëkura e trupit padyshim që është e ndjeshme,dhe po e njëjta mund të djeget lehtë.

Sa herë që kemi djegje mendja na shkon tek produktet e qumështit, më konkretisht kosi, mirëpo ka edhe ilaçe tjera natyrale në shtëpi që ju ndihmojnë të trajtoni këtë dhimbje.

Ju duhet të qëndroni larg rrezeve gjatë orëve kur moti i nxehtë i arrin majat – pra mes orës 10:00 dhe 14:00.

Nëse dielli ju ka djegur lëkurën, këto janë disa nga metodat që mund ta lehtësojnë dhimbjen:

– Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit
– Freskojeni lëkurën me dush të freskët
– Aplikoni krem apo sprej adekuat, siç është aloe vera
– Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin
– Përdorni pilula kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni

Nëse keni temperaturë të lartë, ndiheni të lodhur, të sëmurë dhe keni marramendje, atëherë është mirë të konsultoheni edhe me doktorin.