08:06 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Disa minuta larg këtij barku të sheshtë!

Ne e duam veten kështu siç jemi, por e duam edhe një bark të sheshtë ama. Tani çështja është: Si ta kemi një të tillë? Si çdo punë e bërë mirë edhe një bark i muskulizuar kërkon mund, djersë dhe vullnet. Ne do t’ju tregojmë vetëm 4 ushtrime, të cilat duke i bërë çdo ditë do t’ju japin rezultatin që dëshironi.

Pa mendojeni pak, vetëm 15 minuta nga dita juaj, asnjë sekondë më shumë. Tani fillojmë:

Qëndroni në pozicionin fillestar dhe më pas rrëshqiteni topin përpara duke lëshuar pjesën e sipërme të trupit, që duhet të ndjekë lëvizjet e topit. Ushtrimin zhvillojeni sa më ngadalë dhe përsëriteni 6- 8 herë.

Merrni qëndrim njësoj si në ilustrimin A. Më pas dorën e djathtë vendoseni në supin e majtë dhe qëndroni ashtu për 15- 30 sekonda. Përsëriteni ushtrimin edhe në anën tjetër.

Vështirësia rritet nga ushtrimi në ushtrim. Mbështetuni diku, mbajeni trupin të lëshuar, më pas drejtojeni dhe si përfundim ngrijeni njërën këmbë 90 gradë. Plot 20 të tilla për secilën këmbë.

Si përfundim, merrni një llastik dhe tërhiqeni si në foto. Përsëriteni lëvizjen 12-15 herë për secilën anë.