Disa muaj pasi e lejoi, Bermuda po ndalon martesën e çifteve të të njëjtës gjini
Vetëm gjashtë muaj pas vendimit për të lejuar martesën e të të njëjtës gjini, Bermuda ka anuluar atë.
Zyrtarët në territorin britanik, jasht vendit, votuan të mërkurën për të përmbysur këtë ligj.
Vendimi i tyre ka pasur një reagim të përzier në ishull, me një ministër hije që e quan atë “të turpshëm”.
Çiftet e gjinisë së njëjtë ende do të kenë të drejtën ligjore për partneritet dhe ata që janë martuar tashmë do të mbajnë statusin e tyre.
Megjithatë Senati miratoi Aktin e Partneritetit të Brendshëm, i cili zëvendëson të drejtën e martesës me aftësinë për të formuar partneritete të gjinisë së njëjtë, me një votim prej tetë deri tre.
Për t’u bërë ligj ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori, por shumica e njerëzve e shohin atë si thjesht formalitet.
Udhëheqësi i Senatit të Qeverisë Kathy Simmons tha se projektligji pasqyroi “ndjenjën e shumicës”, sipas gazetës lokale The Royal Gazette.
“Ne kemi një projekt-ligj që i jep të drejtat minoritetit dhe mbron interesat e shumicës,” citon ajo të ketë thënë.