11:35 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Disa në protesta, disa në festë, Daut Haradinaj në përkujtim të një personi të veçantë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka përkujtuar sot Agim Selmanaj.

Haradinaj ka thënë se pas shumë betejave, shumë plagosjesh, Agimi i Dukagjinit do përballej me plagët vdekjeprurëse pikërisht në mëngjesin e 1 majit të vitit 1999 në Ratish të Deçanit, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se janë të freskëta 20 vite të rrugëtimit të përbashkët.

Postimi i plotë:

Foto në përkujtim të Agim Selmanaj!

Pas shumë betejave, shumë plagosjesh, Agimi i Dukagjinit do përballej me plagët vdekjeprurëse pikërisht mëngjesin e 1 Majit të vitit 1999 në Ratish të Deçanit.

Edhe sot pas 19 vitesh kujtimi për Agimin është i freskët!

Janë të freskëta 20 vite rrugëtimi të përbashkët.

Agim Selmanaj, ashtu siç të njofta, ashtu do të të kujtoj përgjithmonë!

DH