17:37 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Disa nga arsyet se pse është i rëndësishëm kontakti fizik

Teknologjia ka ndikuar që të ndryshojë edhe mënyra se si ne lidhemi me njerëzit. Mirëpo një ekran nuk mund të zëvendësoj kurrë kontaktin fizik.

Kontakti fizik është thelbësor për mirëqeninen tonë, andaj këtu do t’i japim disa arsye se pse është e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

Kontakti fizik është pjesë e komunikimit, dhe po ashtu konsiderohet si gjuha jonë e parë e vërtetë.

Është thelbësore që të keni një marrëdhënie të shëndetshme.

Sipas studimeve shëndeti mendor i bebeve ndikohet nga prekjet e prindërve, nëse nuk e përqafojnë, puthin, mbajnë e përkdhelin fëmijën atëherë foshnja mund të ketë probleme mendore sipas psikologëve.

Ndikon që truri juaj të ketë më shumë lumturi, sepse kur ne e përqafojmë dikënd atëherë e përjetojmë ndjenjën e lumturisë. Kështu kjo gjë ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe ndjehemi më të qetë dhe të kënaqur./Indeksonline/.