75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Disa nga pikat e rendit të ditës, që do të shqyrtohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Me fillim nga ora 09:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit, Avdullah Hoti.

Anipse nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, Indeksonline mëson se në këtë mbledhje do të shqyrtohen gjithsej 14 pika të rendit të ditës.

Ndër pikat kyç që pritet të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhjeje janë:  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për transferimin e personave të dënuar,  Shqyrtimi i Propozimvendimit për afirmimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të propozuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit dhe për të luftuar antiseminizmin, në të gjitha format e tij.

Kjo pikë e rendit të ditës lidhet ngushtë me njohjen që së fundi i erdhi Kosovës nga shteti i Izraelit.

Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozimvendimit për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për sigurimin e procesit të derratizmimt, dezinfektimit dhe dezinsektimit (DDD) të ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozimvendimit për miratimin e kritereve për financimin e projekteve të komunave për mbështetjen e komunave të Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVIDI-19.

“Shqyrtimi i Kornizës  sfatmesme  të shpenzimeve të rishikuara 2021-2024 (Ministria e Financave).

Përpos këtyre gjatë kësaj mbledhjeje, do të bëhet edhe shqyrtimi i disa pikave të rendit të ditës./Indeksonline/