09:40 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Disa nga shenjat që një djalë ju ka simpati

Për të kuptuar se si ndihet një person për ju, nuk është e nevojshme të jeni të drejtpërdrejtë dhe t’i pyesni menjëherë.

Është e mjaftueshme për t’i kushtuar vëmendje më të madhe gjuhës së trupit të këtij personi. Gjestet mund të zbulojnë shumë rreth tyre.

Prandaj ja ku janë disa shenja që ai djalë ju pëlqen me të vërtetë, por thjesht nuk mundet t’jua thotë:

1.Ndoshta ai shkon në lokalin që shkon ti, pothuajse çdo ditë. Nëse punoni bashkë, ai mund të gjendet pranë tavolinës tënde ose ulet pranë teje kur jeni duke ngrënë. Ndoshta e takon më shpesh te makina e kafes se këdo tjetër.

2.Ai nuk e tepron, por bën gjëra që do bënte një mik i mirë, edhe pse ju nuk jeni miq të mirë. Ai të ruan një karrige. Ai të sjell kafen. Ai ndan pakon e biskotave apo drekën, gjithçka.

3.Ai është gjithmonë i sjellshëm dhe të respekton. Dhe, më e rëndësishmja, kjo ndjesi ngrohtësie përhapet nga gjithë trupi i tij.

4.E vërteta është që ai nuk rri dot pa qeshur me ty, por bën maksimumin për të mos e treguar. Ai dëshiron me  shpirt të shohë thellë në sytë e tu, por ka frikë mos ti nuk do bësh të njëjtën gjë.

5.Kur ju jeni duke folur, fokusi i tij është plotësisht te ty. E njëjta gjë ndodh edhe kur jeni një grup. Ai me siguri të sheh edhe kur ti nuk po thua asgjë, por përpiqet ta fshehë këtë.