75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Disa nga ushqimet e fëmijëve që përmbajnë sheqer në nivel të lartë

Ekspertet kanë paralajmëruar se disa nga ushqimet për fëmijë përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit.

Përmes një raporti nga Shëndeti Publik i Anglisë janë kritikuar prodhuesit e ushqimeve te femijeve per permbajtjen e sheqerit ne sasi te medha, duke i promovuar si ushqime te mira për shëndetin, shkruan Indeksonline.

Sheqeri përben pothuajse gjysmën e përmbajtjes së ushqimeve për fëmijë.

Këshilli i NHS thotë se çdo produkt që përmban më shumë se 22.5g sheqer në 100g ka nivel të lartë të sheqerit.

Për fëmijët nën moshën 4 vjeç këshillohet që të shmanget konsumi i produkteve dhe pijeve që kanë nivel të lartë të sheqerit.

Për ata të moshës 4-6 vjeçare preferohet 19g sheqer në ditë.

Disa nga ushqimet e fëmijëve që përmbajnë sheqer në nivel të lartë:

  1. Kuti të vogla organike me rrush
    67.5g sheqer në 100g
  2. Fruta me mollë
    54.8g sheqer në 100g
  3. Biskota me banane dhe rrush
    26.9g sheqer në 100g
  4. Biskota me luleshtrydhe dhe mollë
    37.8g sheqer në 100g
  5. Qull me fruta
    39.8g sheqer në 100g