21:19 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

“Disa njerëz sjellin lumturi me mungesën e tyre”, Blero ironizon Afrona Dikën

Ndonëse nuk kanë pranuar ende asgjë publikisht se janë ndarë, Afrona Dika dhe Blero prej disa kohësh kanë vendosur që të ndjekin rrugë të ndara. Siç duket, gjërat nuk kanë përfunduar mirë mes dyshes së famshme pasi nuk kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Blero feston ditëlindjen, Afrona zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar – Abc News

Mediat në Kosovë raportuan se arsyeja e ndarjes ishte distanca mes tyre pasi modelja jeton prej vitesh në Zvicër. Ndërkohë, së fundmi, ka qenë Blero që ka bërë një postim dhe që është parë si një “thumb” ndaj ish partneres. Ai ka publikuar një thënie në Instastory, ku thuhet:

“Të gjithë njerëzit sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”. Mesa duket këngëtari po përpiqet t’i thotë ish partneres se është më mirë pa të.