Disa orë para mbledhjes së OKB-së, Gërvalla takohet me ambasadoren amerikane

Ambasadorja e Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield ka zhvilluar një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
“Takim i shkëlqyeshëm me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm Gervalla-Schwarz. Shpreha vlerësimin tim të thellë për ndihmën e Kosovës në pritjen e afganëve në nevojë – dhe mbështetjen e popullit të Ukrainës gjatë dhunës brutale të Rusisë pushtimi”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se Gërvalla sot do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. /Indeksonline/