75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Disa persona hynë me flamuj për festime në Mitrovicën e Veriut, 12 shqiptarë ndalohen nga policia

12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës pasi dyshohet se me vetura që kishin simbole kombëtare, kanë hyrë në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Kështu ka treguar për IndeksOnline, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se grupi u më pas u sulmua me gurë nga disa serbë, poashtu Elshani konfirmoi se kanë hapur rast për dëmtim kriminal se një veturë është goditur me gur.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur, në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona”, ka thënë ai.

“Nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, por për këto çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtuar ketë rast, pasi që personat janë të mitur”, ka thënë më tutje Elshani.