75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Disa prej hiteve që po bëjnë vitin në “The Top List”!

Publiku janë ata të cilët i kanë votuar si të preferuarit e tyre për të hyrë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards” që edhe tani janë në klasifikim.

Këto janë disa prej hiteve më të mira që kanë rezistuar për shumë javë.

“Zjarr në shpirt” nga Alban Skenderaj, ky projekt është pjesë e klasifikimit prej 49 javësh tashmë.

Bashkëpunimi i Elvana Gjatës dhe Yll Limanit “E di X Marre”, padyshim që ishte hiti verës, kjo këngë po vazhdon të dëgjohet njësoj si heren e parë.

Një tjetër hit i bujshëm i verës së kaluar ishte dhe “Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son. Kanë kaluar 36 javë që nga publikimi dhe projekti vazhdon të jetë në klasifikim.

Tjetër bashkëpunim shumë i suksesshëm rezultoi dhe “Alo” nga Ronela Hajati dhe Vig Poppa. Ky projekt është prej 43 javësh si pjesë e klasifikimit.

Albumi “ZanIN” i Elhaida Danit i dha një shtysë edhe më të madhe Elhaida Danit. Por veçanërisht njëri prej projekteve, “Amore” rezultoi më i preferuari dhe më i votuari prej 30 javësh tashmë.