75 Mall Live Search
17:28 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Disa profesorë në Kosovë shkëmbejnë nota për favore seksuale”

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili e ka quajtur shqetësuese gjendjen e fundit në vend rreth temës për abuzim dhe shantazhe seksuale.

Në seancën e sotme, deputeti përmendi disa raste kur personat zyrtar keqpërdorin detyrën.

“Dëgjoj raste që profesorë shkëmbejnë nota për favore seksuale. Dëgjoj për shantazhe përdhunime që abuzojnë me pushtetin e tyre që çdo herë janë shukatë.  20.000 gra na kanë përdhunu dhe shoqëria jonë s’flet se është ‘marre’. Ne i paragjykojmë viktimat dhe i legjitimojmë abuzuesit duke shukat. Burrni nuk është abuzim me femra, por ndaljen e kësaj dukurie”, është shprehur ai. /Indeksonline/