Disa rrugë ende të pakalueshme për shkak të reshjeve
Tash e disa ditë nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit është i bllokuar nga uji e është pothuajse i pakalueshëm nga uji.
Ndonëse një prej kyçjeve më të përdorura nga qytetarët uji vazhdon të jetë aty e askush nuk shihet duke e larguar.
Niveli i ujit pak ka rënë edhe në një rrugë kryesore që lidh disa komuna me kryeqytetin. Segmenti i magjistralet Prishtinë Ferizaj ishte i mbyllur edhe gjatë së dielës, ndonëse për disa qytetarë kjo nuk kishte rëndësi.
Ndërkohë që prapa kamerës disa nga qytetarët që u desh të shkonin në kryeqytet nga rrugët alternative thanë se institucionet do duhej të reagonin me shpejtësi për këtë situatë.
E sipas Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, situata është nën kontroll sa i përket Prishtinës, shkruan RTVDukagjini.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, asnjë rrugë nuk është e mbyllur problemin e vetëm që kemi që do të kemi një koordinim më të mirë me Ministrinë e Infrastrukturës për arsye se rrugët që janë në kompetencën e ministrisë e të cilat kalojnë në territorin Komunë e Prishtinës nuk janë mirë të mirëmbajtura dhe për atë arsye paraqesin problem dhe koston po duhet të bartë kryeqyteti”, ka theksuar Fushtica.
Në Asociacionin e Komunave të Kosovës thonë se komunat kanë vepruar në kohë në pastrimit e të gjitha rrugëve pas reshjeve të borës e shiut.
“Dua ta theksoj qartë se komunat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve lokale, ndërsa rrugët rajonale, magjistrale dhe autoudhët janë kompetencë e nivelit qendror. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, komunat kanë reaguar me kohë. Ekipet komunale kanë qenë në terren që nga orët e para, duke arritur që rrugët lokale të pastrohen dhe të jenë të kalueshme për qytetarët. Kjo është bërë shpeshherë me mjete të kufizuara financiare dhe teknike, por me përkushtim maksimal të stafit komunal. Komunat kanë dëshmuar edhe një herë se janë më pranë qytetarëve dhe reagojnë shpejt në situata emergjente, duke garantuar qarkullim dhe siguri në rrugët lokale”, ka deklaruar Sazan Ibrahimi.
Në orët e mëngjesit vështirësi ka pasur edhe në rrugën që të qon në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

