75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Disa rrugë të Prishtinës të bllokuara për vikend

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ndërmarrja “Prishtina Parking” ka filluar më vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkimeve në zonën- qendër, shkruan IndeksOnline.

Sipas Ahmetit, rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim më 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.

“Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të planifikoni sipas kësaj informate.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, tha Ahmeti./IndeksOnline/