Disa shenja që tregojnë se flokët kanë nevojë të priten urgjentisht!
Keni menduar se duke mos i prerë flokët shpesh, ata do duken më të gjatë dhe të shëndetshëm? Keni menduar gabim.
Vetë parukierët pohojnë se flokët e shëndetshëm kanë nevojë për prerje të majave të tyre çdo 1 muaj, në këtë mënyrë ato rigjenerohen dhe rriten më shpejt.
Ja disa shenja që tregojnë se flokët kanë nevojë të priten urgjentisht:
1.Po ju bien më shumë se zakonisht: Shtëllunga flokësh në dush, qime pa fund në jastëk, krehri plot flokë? Të gjithë këto shenja tregojnë se flokët tuaj janë të dobët dhe të brishtë dhe për këtë arsye kanë nevojë për prerje dhe rigjenerim.
2.Kanë humbur formën dhe modelin.
3.Keni shumë maja dyshe dhe të djegura: Flokë të pajetë, maja dyshe që këputen dhe elektrizohen lehtë? Kjo është prova më e qartë që flokët duhen prerë urgjentisht.
4.Flokët ngatërrohen lehtësisht: Nëse kur zgjoheni nga gjumi flokët tuaj janë lëmsh, atëherë drejtojuni parukierit për një prerje të tyre. Flokët kur zgjaten shumë tentojnë të ngatërrohen dhe të duken të çrregullt.