11:25 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Disa shkolla në Prishtinë injorojnë mësimin

Thirrja e SBASHK-ut që dita e sotme të jetë ditë pushimi nëpër shkolla është duke u respektuar në disa shkolla të kryeqytetit.

Indeksonline mëson se në disa shkolla të Prishtinës nuk është duke u punuar fare dhe në disa të tjera numri i nxënësve është i limituar.

Shkollat fillore “Afrim Gashi” dhe “Shkëndija” në Hajvali kanë respektuar vendimin e SBASHK-ut që e hëna të jetë ditë pushimi.

Njësoj ka vepruar edhe shkolla “Ismail Qemali” në “Breg të diellit”. Këtë vendim e ka marrë edhe shkolla “Pavarësia” në lagjen “Spitali”.

Shkolla “Xhavit Ahmeti”, po ashtu ka vendosur që e hëna të jetë ditë pushimi, sipas thirrjes së SBASHK-ut./Indeksonline/